Zjarr në objekin e Universitetit të Prishtinës NULL NULL 06.10.2017 15:36 06.10.2017 15:36 Një pjesë e ndërtesës në afërsi të Fakultetit Filologjik në Universitetin e Prishtinës, është kapluar nga flakët. Ekipet e zjarrëfiksave kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u përpjekur që ta lokalizojnë zjarrin. Nga policia është bërë e ditur që zjarri ka filluar nga kontenjerët dhe ka kapluar një pjesë të fasadës së ndërtesës. Nuk është lajmëruar për ndonjë të lënduar dhe ende nuk dihen dëmet që janë shkaktuar.