Zjarr në një deponi mbeturinash në Zubin Potok, njësitet kompetente po punojnë ta lokalizojnë NULL NULL 05.05.2025 13:12 05.05.2025 13:12 FOTO ILUSTRUESE Zjarri ka kapluar një deponi mbeturinash në Zubin Potok. Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi shefi i operacioneve policore në Veri, Petrit Fejza. Në përgjigjen e tij, Fejza tha se njësitet policore,zjarrfikësit dhe organet komunale janë duke e shikuar mundësin e ndalimit të zjarrit. Tutje, ai shton se sipas njësisë së zjarrfikësve e njëjta ka ndodhë edhe para disa viteve, pra që zjarri në këtë deponi ndizet vetvetiu. “Po është e saktë,në vend të ngjarjes kanë dal njësitet policore, zjarrfikësit dhe organet komunale të cilat janë duke e shikuar mundësin e ndalimit të zjarrit. Zjarri është nën mbeturina,ndërsa jashtë shpërndahet tymi dhe sipas njësisë së zjarrfikësve e njëjta ka ndodhë edhe para disa viteve(pra ndizet vet-vetiu)”, tha Fejza për Klankosova.tv.