Zjarr në ballkonin e një banese në Prishtinë NULL NULL 08.04.2026 08:48 08.04.2026 08:48 Një rast i zjarrit ka ndodhur në ballkonin e një banese në Prishtinë, konkretisht te banesat e arabëve. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Malë Gashi, komandant i Zjarrfikësve në Prishtinë. “Ka ndodhur në një terracë, ku janë djegur një tavolinë dhe një karrige. Fatmirësisht zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdha. Ekipi ka intervenuar dhe e ka fikuar zjarrin”, deklaroi ai. “Nuk kemi informacione për të lënduar”, shtoi Gashi për Klankosova.tv. Për rastin në fjalë Klankosova.tv ka pyetur edhe Policinë, dhe është në pritje të një përgjigje.