Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zidane: Ronaldo i motivuar si asnjëherë më parë

NULL NULL
09.02.2018 14:33
Sulmuesi portugez është i motivuar si kurrë më parë për të treguar veten, pikërisht për shkak të numrit të vogël të golave, ka thënë tekniku francez

Zinedine Zidane ka thënë se Cristiano Ronaldo është shumë i motivuar, megjithëse nuk ka qenë në formën më të mirë këtë edicion.

Asi portugez ka tundur rrjetën kundërshtare vetëm 20 herë deri tani, që krahasuar me stadardin e tij është numër goxha i vogël golash.

Por tekniku francez ka thënë se kjo gjë e ka bërë edhe më të fokusuar Ronaldo, që është i motivuar si kurrë më parë për të treguar veten.

“Mbase për shkak të kësaj [mungesës së golave], ai është më i motivuar më shumë se kurrë më parë dhe i etur për të treguar se çfarë mund të bëjë”.

“Ai gjithmonë e ka dëshmuar veten dhe është treguar në ndeshjet e mëdha”.

lajme të ngjashme