Zidane: Gerrard më kujton veten NULL NULL 21.05.2015 16:45 21.05.2015 16:45 Zidane ka folur për kapitenin e Liverpool, Steven Gerrard që të dielën mbyllë karrierën tek Liverpool. Zinedine Zidane e sheh si reflektim të vetes kapitenin e Liverpool, Steven Gerrard. Gerrard do të luaj ndeshjen e tij të fundit në fanelen e Liverpool të dielën kundër Stoke City, duke i dhënë kështu fund karrierës së ndritshme 17 vjeçare në Anfield. Zidane e ka lavdëruar 34 vjeçarin, për të cilin tha se ka qenë lojtari i tij i preferuar në ditët e tij më të mira. “Ai është ndër të rrallët për të cilët kam menduar dhe e kam vlerësuar. Këtë s’e them dot për shumicën”. “Pse e pëlqeja aq shumë stilin e tij të lojës? Ndosha sepse më kujtonte veten”. “Ai ishte vendimtar por edhe i zhurmshëm në fushë, ndryshe nga jashtë saj”. “Atij i pëlqente të fliste në fushë, me zë, shpirt dhe aftësinë për të dërguar topa që ndërronin rrjedhën e ndeshjes”. “Do të doja shumë të kisha pasur mundësinë të luaja me të. Por, për të ka pasur vetëm një klub, Liverpool”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll PSG-ja me nëntë lojtarë e mposhti Bayernin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Botës 37 minuta më parë