Zidane e preferon Lautaron më shumë se Haalandin NULL NULL 07.11.2020 09:08 07.11.2020 09:08 Trajneri i skuadrës Real Madrid, Zinedine Zidane, do të preferonte ta përvetësonte sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez. Mirëpo liderët e këtij klubi më shumë preferojnë të nënshkruajnë kontratë me yllin norvegjez, Erling Haaland, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. Gjigantët spanjollë janë të interesuar që ta përforcojnë linjën sulmuese. Derisa klubi beson se Haaland do të ishte futbollisti ideal, Zidane beson se sulmuesi argjentinas do t’i përshtatej më mirë stilit të klubit. klankosova.tv