Zidane dështon me Real Madrid II NULL NULL 12.05.2015 16:35 12.05.2015 16:35 Ekipi që po e udhëheq ish-ylli i mbretërve nuk ka arritur të ngjitet një kategori më lartë. Castilla edhe vitin tjetër do të garojë në Segunda B. Kjo është kategoria e tretë e futbollit spanjoll. Zinedine Zidane nuk ia ka dal ta kthejë Castillan, ekipin e dytë të Realit të Madridit, në Ligën Adelante, që është kategoria e dytë në futbollin spanjoll. Dështimi u vulos pas barazimit 1 me 1 në shtëpi me ekipin Guadalajara. Pas këtij rezultati, Real Madrid Castilla ka 55 pikë nga 37 ndeshje, që nuk mjaftojnë as për të qenë pjesë e play-offit, fituesit e të cilit sigurojnë ngritje nga Segunda B në ligën Adelante. Zidane, vitin e kaluar mori përsipër ekipin e dytë të mbretërve, që kishte rënë një kategori më poshtë, si pasojë e rezultateve të dobëta, një vit më parë. Ardhja e ndihmësit të Carlo Anchelotit te ekipi i parë u pa si një shpresë për ta përmirësuar Castillan. Besimi për këtë u rrit edhe kur presidenti Florentino Peres vendosi që ylli më i ri i klubit, i blerë në dimër, Martin Odegard, të luajë për këtë përbërje, me gjithë që ai ushtron me Cristiano Ronaldon e Gareth Bale dhe lojtarët tjerë të ekipit të parë. Deri në fund të Segunda B ka mbetur vetëm edhe një xhiro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll PSG e Real Madridi e sfidojnë njëri-tjetrin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 34 minuta më parë