Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun NULL NULL 04.07.2025 19:10 04.07.2025 19:10 Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen. Në një njoftim të misionit në Kosovë thuhet se Ziadeh takoi edhe raportuesin për Kosovën në Parlamentin e Evropës, Riho Terras, dhe me Tonino Picula, raportuesin për Serbinë në PE. “Ajo diskutoi zhvillimet e fundit dhe riafirmoi mbështetjen e UNMIK-ut për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025