Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhytësi gjen rreth 200 ora Apple në liqenet e Indianës

NULL NULL
06.03.2024 18:50
Gjërat e gjetura nga zhytësi në fund të lumit
Gjërat e gjetura nga zhytësi në fund të lumit

Një zhytës në Illinois të ShBA-së, i cili ka nxjerrë rreth 200 orë Apple nga fundi i liqeneve, ka një paralajmërim për pronarët: Mos shkoni të notoni me shiritat origjinalë të orëve.

Darick Langos, zhytës skuba në Port Barrington, i cili siguron jetesën duke përdorur detektorin e tij metalik për të rikuperuar sendet e humbura nga uji në Chain O’ Lakes të Indianës, tha se ka gjetur rreth 200 ora inteligjente të markës Apple gjatë zhytjeve të tij.

Langos, operator i Shërbimit Scuba Bear Diving Recovery, tha se pothuajse të gjitha orët kanë shiritat e tyre origjinalë të bashkangjitur.

“Ato me bandat sportive … nuk qëndrojnë në ujë”, tha Langos për Shaw Local, transmeton Klan Kosova.

Ai shtoi se ishte punësuar për të gjetur disa nga orët, ndërsa të tjerat i hasi gjatë zhytjeve të tij dhe se mban gjithçka që gjen në ujë me shpresën se do t’ua kthejë pronarëve të tyre.

“Unë nuk kam shitur asgjë, duke përfshirë një unazë ari të bardhë Cartier, përveç nëse ia kthej pronarit” tha Langos.

lajme të ngjashme