Zhvillohet bashkëbisedim me nxënësit e Ferizajt kundër dhunës në familje NULL NULL 06.12.2024 18:17 06.12.2024 18:17 Zhvillohet bashkëbisedim me nxënësit e Ferizajt kundër dhunës në familje. 6 dhjetor 2024. Kundër dhunës në familje, u bashkëbisedua të premten me nxënësëit e shkollave të mesme të Ferizajt. Këtë e bëri policia rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me përfaqësues të komunës së Ferizajt, Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore, KFOR, OSBE, Qendrës për Punë Sociale, anëtarë të Mekanizmit Ndërinstitucional Kundër Dhunës në Familje dhe të tjerë. Ngjarja u zhvillua në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, në palestrën “Bill Clinton”. “Në këtë bashkëbisedim me nxënës, drejtuesit e institucioneve vunë theksin që të bashkuar të luftojnë dukurinë e dhunës me bazë gjinore, ndërsa edhe nxënësit paraqiten pyetjet, komentet dhe shqetësimet e tyre për këtë dukuri” , thuhet në komunikatë, përcjell Klankosova.tv. Policët e Njësisë së Dhunës në Familje për të pranishmit shpërndanë edhe fletëpalosje me moton “JU JENI FORCA QË THYEN HESHTJEN!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025