Zhvillimet në Lindjen e Mesme, anulohet “Finalissima” NULL NULL 01.03.2026 15:11 01.03.2026 15:11 Katari e ka anuluar zhvillimin e superndeshjes “Finalissima” mes Argjentinës dhe Spanjës. Kjo për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, konkretisht sulmit të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ku u vra lideri suprem iranian Khamenei dhe njerëzit e tij të afërt. Pas kësaj Irani u kundërpërgjigj ku sulmoi disa shtete arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin. Federata e Futbollit e kësaj të fundit, i ka ndërprerë të gjitha kompeticionet që po zhvilloheshin, përfshirë dhe ndeshjen e “Finalissima” mes Spanjës dhe Argjentinës. Dueli i shumëpritur mes Lionel Messit dhe Lamine Yamalit, ishte paraparë të luhej më 27 mars në Doha dhe nuk dihet data e re e kësaj ndeshje.