Zhegrova po e shikon nga tribuna skuadrën e tij që po fiton ndaj Dortmund NULL NULL 12.03.2025 19:35 12.03.2025 19:35 Vetëm pesë minuta iu nevojitën Lille, për ta marrë avnatazhin ndaj Borussia Dortmundit. Sulmuesi kryesor i skuadrës franceze, Jonathan David, e dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, për ta ngritur në këmbë krejt stadiumin “Pierre-Mauroy”, raporton Klankosova.tv. Këtë duel që ka peshën e një bilete për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ylli kosovar i skuadrës së Lille, Edon Zhegrova, po e shikon nga tribuna, pasi ende po e vuan dëmtimin, duke mos qenë gati akoma për t’u kthyer në fushë. Përballja e parë mes këtyre dy ekipeve, e zhvilluar javën e kaluar në “Signal Iduna Park”, u mbyll pa fitues, 1-1. Lille – Dortmund mund ta ndiqni direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!