Zhegrova: Jemi të mërzitur nga rezultati (VIDEO) NULL NULL 28.03.2023 23:28 28.03.2023 23:28 Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur t’i marrë pikët e plota as nga ndeshja e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “EURO 2024”. Me rezultat identik sikur në ndeshjen e parë kundër Izraelit, “Dardanët” barazuan 1:1 kundër të Andorrës. E autori i golit të Kosovës, Edon Zhegrova, tha në një intervistë në Klan Kosova se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të mërzitur nga rezultati. Por, Zhegrova u shpreh optimist për suksesin e Kosovës në ndeshjet e radhës. “Jo, unë nuk besoj që duhet me i zbeh shpresat. Përkundrazi, unë mendoj që duhet të marrim më shumë vullnet për ndeshjet e ardhshme, të jemi më të motivuar dhe të fitojmë ndeshjen”, tha Zhegova. Në muajin qershor, Kosova do t’i ketë dy ndeshjet e radhës, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS