Zhdukja e Bajram Gashit në Kroaci, autoritetet kroate flasin për Klankosova.tv: Po merren masa për gjetjen e tij NULL NULL 23.04.2026 09:46 23.04.2026 09:46 Bajram Gashi, me prejardhje nga Kosova dhe me vendbanim në Rijekë të Kroacisë, është raportuar i zhdukur në zonën e Mali Loshinjit duke alarmuar autoritetet lokale atje. Klankosova.tv ka dërguar pyetje tek autoritetet lokale në Kroaci të cilët kanë konfirmuar se veprimet për gjetjen e Gashit janë në vazhdim, raporton Klankosova.tv. “Dëshirojmë t’ju informojmë se më 20 prill, policia në Mali Losinj mori një raport nga një shtetas kroat në lidhje me zhdukjen e të afërmit të tij, një shtetasi 62-vjeçar të Kosovës, i cili kishte qenë për vizitë tek ata më 14 prill. Si rrjedhojë, dje, zhdukja e shtetasit 62-vjeçar të Kosovës u njoftua në sistemin NENO të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kroacisë, dhe po merren masa dhe veprime për të gjetur personin e lartpërmendur”, thuhet në përgjigjje zyrtare. KlanKosova.tv, ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme, por nuk ka marrë përgjigjje deri në publikimin e këtij artikulli./Klankosova.tv. 62-vjeçari Bajram Gashi nga Kosova, zhduket në Kroaci – policia kërkon ndihmë