Zhduket një person në Jabllanicë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij NULL NULL 03.07.2025 09:43 03.07.2025 09:43 Policia në Pejë ka bërë apel për ndihmë nga qytetarët në kërkimin e personit të zhdukur, Fadil (Gjem) Muqaj. Muqaj, i lindur më 13 gusht 1967 në fshatin Jabllanicë e Madhe, Pejë, është raportuar i zhdukur dhe Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tij me qëllim lokalizimin e tij sa më shpejt, transmeton Klankosova.tv. “Policia kërkon nga çdo qytetar që disponon ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës në numrat e telefonit apo adresat elektronike të stacioneve më të afërta policore”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Mjeku e mbyti", rrëfimi tronditës i djalit që i vdiq babai pas një komplikimi gjatë operacionit (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Kelmendi: Shumica e shqiptarëve e shumica e komuniteteve duan që Kosova të ketë Kuvend 4 orë më parë