Zhduket një fëmijë në Prizren NULL NULL 17.12.2022 09:19 17.12.2022 09:19 Është zhdukur një fëmijë në Prizren. Ankuesja është shprehur se vajza ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer, përcjell Klankosova.tv. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se mbesa e saj-fëmijë, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka dalë edhe herëve të tjera nga shtëpia, por është gjetur nga policia”, thuhet në raportin e policisë. Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti vazhdon të hetohet.