Zhduket një burrë në Prishtinë NULL NULL 01.09.2024 09:25 01.09.2024 09:25 Foto ilustruese. Një burrë është raportuar i zhdukur në Prishtinë nga 27 gushti. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin në fjalë e ka raportuar vajza e tij. “Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se babai i saj i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor është larguar nga aty dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Sipas ankueses viktima nuk është në gjendje të mire psikike. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë. /Klankosova.tv