Zhduken dy të rinj në Shqipëri NULL NULL 21.05.2015 10:06 21.05.2015 10:06 Një vajzë 20 vjeçare studente në Universitetin e Sarandës dhe një 16 vjeçar nga Lezha janë zhdukur tash e disa ditë. Manjola Lisi, 20 vjeç i ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Denoncimi është bërë publik nga motra e saj. Pas kërkimeve ajo ka mësuar se motra nuk e frekuentonte mësimin prej kohësh. Megjithatë, familjarët nuk kanë bërë denoncim në polici. Në policinë e Lezhës u denoncua një ditë më parë humbja e një 16 –vjeçari. Gen Huba nga Mamurrasi ka humbur kontaktet prej 4 ditësh. Ai kishte dalë të hënën nga shtëpia, si çdo ditë tjetër dhe nuk është kthyer më. /Lapsi.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.