Zhbogar: MSA-ja nënshkruhet para verës NULL NULL 09.05.2015 09:51 09.05.2015 09:51 Samuel Zhbogar: Ne po themelojmë marrëdhënie për të ardhmen. Do ta nënshkruajmë Marrëveshjen për MSA-në, që do të jetë marrëveshja e parë në mes të Kosovës dhe BE-së dhe këtë nënshkrim e presim të ndodhë para verës. Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian dhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, ka thënë se raporti i Kosovës me BE-në po vendos themelet për marrëdhënie të shëndosh në të ardhmen, shkruan Zeri. “Ne po themelojmë marrëdhënie për të ardhmen. Do ta nënshkruajmë Marrëveshjen për MSA-në, që do të jetë marrëveshja e parë në mes të Kosovës dhe BE-së dhe këtë nënshkrim e presim të ndodhë para verës, prandaj ky është një hap i rëndësishëm. Presim po ashtu që të dalim më një hap pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave më vonë gjatë vitit”, tha Zhbogar gjatë një panairi, në të cilin përfaqësuesit e Evropës i kanë prezantuar idetë e tyre me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, 9 Majin. Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, i cili tha se ky vit ka kuptim në aspektin e integrimeve evropiane, sepse, sipas tij, rezultatet do të jenë konkrete dhe qytetarët më në fund do të binden që nuk po flasim vetëm për Bashkimin Evropian/Zeri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Austria me “non-paper” propozon integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor 10 orë më parë