Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhbogar: Asociacioni, veç me ligje të Kosovës

NULL NULL
05.05.2015 14:00
Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të foromohet sipas ligjeve të Kosovës. Kështu ka thënë, Përfaqësuesi i Be-së në Kosovë. Samuel Zhbogar.

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar ka thënë se Asociacioni i komuanve me shumicë serbe do të formohet sipas ligjeve të Kosovës.

Zhbogar ka theksuar se sipas marrëveshjes së Brukselit, ky asociacion do të ketë kompetencë në fushat e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik si dhe planifikimit rural e urban.

“Ne nuk e dëshirojmë një Republikë Srpska, pasi që kjo shpije të krijimi i problemeve të brendshme të funksionimit të një komuniteti. Përmes marrëveshjes së Brukselit, duhet të gjejmë një mënyrë që kjo Bashkësi të jetë në përputhje me ligjet, dhe në të njëjtën kohë dhe të ketë mundësi të ketë përgjegjësi në këto katër fusha”, ka thënë Zbogar për televizionin publik.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.