Zhbllokohet rezultati në Superkupën e Evropës, Reali tregon “dhëmbët” NULL NULL 14.08.2024 22:17 14.08.2024 22:17 Real Madrid, Atalanta, Superkupa e Evropes “Mbretërit” e Real Madridit e kanë zhbllokuar ndeshjen e Superkupës seë Evropës, e cila po zhvillohet në Varshavë të Polonisë. Realizator për “merengezët” uruguajasi Federico Valverde. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të vetmin rast serioz në fund, kur Rodrygo goditi shtyllën e epërme të Mussos, njofton Klankosova.tv. Kurse në pjesën e dytë, italianët rrezikuan seriozisht, por portieri belg Courtois bëri mrekulli. Madrilenët startuan me këtë 11-she: Courtois; Mendy, Rudiger, Militao, Carvajal, Tchouameni, Valverde, Vinicius, Bellingham, Rodrygo, Mbappe. Ndërkaq skuadra nga Bergomo, zbriti në Varshavë me këtë formacion: Musso, Gjimshiti, Hien, Kolasinac, Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri, Pasalic, De Ketelaere, Lookman. Te tabori italian mungojnë disa lojtarë, por tre prej tyre janë ndër më të mirët që ka Atalanta, pasi Scamacca, Zaniolo dhe Toloi janë të lënduar, njofton Klankosova.tv. Nga ana tjetër te madrilenët vazhdon të mungojë Alaba, kurse së fundmi iu bashkangjit edhe Camavinga. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll City e pret Interin në “Etihadin” që s’njeh për humbje në Champions që nga 2018-ta 18/09/2024