Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Zgjoi”, fituesi i dyfishtë në festivalin francez

NULL NULL
17.12.2021 22:18

Filmi “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, i ka fituar dy çmime me rëndësi në festivalin francez “Arcs Film Festival”.

Në njoftimin e filmit, thuhet se “Zgjoi” e fitoi çmimin e publikut dhe të jurisë.

“Më shumë se 120 filma nga e gjithë Evropa ishin përzgjedhur për të qenë pjesë e edicionit të sivjetmë të ‘Arcs Film Festival’. Në mesin e tyre ishte edhe “Zgjoi”. Filmi, në regji të Blerta Bashollit, mori dy çmime me rëndësi: atë të publikut dhe të jurisë”.

“Triumfoi në festivalin që si synim ka të promovojë diversitetin e kinemasë evropiane. Edicioni i 13-të, ashtu si çdoherë, po mbahet në Alpe”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme