Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjohet nga koma duke pyetur për Champions League

NULL NULL
01.06.2015 18:45

Një djalë Italian 14 vjeçar, i cili u pëmbyt pas hedhjes nga ura, ka arritur të mbijetojë edhe pse qëndroi nën ujë për 42 minuta.

Djaloshi i identifikuar si Michael, thuhet të ketë kërcyer nga ura në ujë me thellësi vetëm dy metra.

Pas rënies në ujë zemra e tij nuk po rrihte më deri në momentin kur intervenuan ndihma e parë mjekësore duke e rikthyer atë në jetë me anë të defibrilatorëve.

Pas rikthimit në jetë ai kaloi një muaj rehabilitim në një qendër mjekësore në gjendje kome, i mbajtur në jetë me anë të mekanizmave motorik.

Pas katër javësh kur ai doli nga koma fjalët e tij të para ishin a e rrëmbeu Juventusi titullin në Champions League.

Mjekët janë të habitur me faktin se si ka funksionuar truri i tij pas aksidentit, dhe kanë thënë që e tëra që mund të bëjnë është që asnjeherë të mos dorëzohen kur vie fjala te jeta e pacientit, transmeton Klan Kosova. / klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.