Zgjohet në prezencën e gjarprit 5.2 m NULL NULL 22.06.2016 13:30 22.06.2016 13:30 Një gjarpër i madh, i cili kishte jetuar në kulmin e shtëpisë së një gruaje në Australi, iu është shfaqur në dhomën e fjetjes, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Trina Hibberd, u zgjua mëngjesin e ditës së hënë për të gjetur një gjarpër (piton) 5.2 m, i cili ishte zgjatur nga dhoma e ndejës në atë të gjumit. Pas kësaj gruaja në fjalë ka kërkuar ndihmë nga agjensioni për kontrollin e kafshëve të cilët kanë nxjerrë gjarprin nga shtëpia. Hibberd beson që gjarpri ka jetuar në kulmin e shtëpisë së saj për disa vite.