Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Zgjidhje vetëm dialogu”

NULL NULL
10.03.2016 18:29

Si zgjidhja e vetme për krizën politike në vend, Lutfi Haziri nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, po thotë të jetë dialogu në mes partive politike.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai tha se zgjedhjet të cilat po i kërkon opozita, janë tentim për imponim nga partitë që s’janë në pushtet.

“Opozita ka thënë se do të vazhdojë me metoda të njëjta në pengimin e punës së Kuvendit. Dialogu është e vetmja zgjidhje për krizën politike. Kryeministri ka vullnet politik që t’i zgjidhe të gjitha çështjet, një nga një, me opozitën”.

“Opsioni i zgjedhjeve si zgjidhje e vetme e kësaj situate, po imponohet nga partitë politike që janë në opozitë. Racionaliteti politik na fton që për tema të diskutueshme, që i japin frymë dhe mundësi zgjidhjes së problemeve. Dialogu i jep zgjidhje procesit”.

Veprimet e fundit të opozitarëve në Kuvend, si hedhja e gazit lotsjellës  sipas tij e dëmtojnë imazhin e vendit dhe po ashtu jetën publike në Kosovë.

“Opozita e ka rolin e vet, sikurse në çdo pushtet tjetër. Mirëpo, në kohën që po jetojmë e në proceset që po kalojmë nuk mund t’i kontribuojmë dëmtimit të imazhit të vendit dhe dëmtimit të jetës publike në Kosovë”, është shprehur Haziri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.