Zgjidhje në kushte shtëpie për depozitat dhjamore tek sytë NULL NULL 05.08.2020 09:18 05.08.2020 09:18 Keni gjëndra me ngjyrë të verdhë rreth syve, veçanërisht në qepallën e sipërme dhe në këndet e brendshme të syrit? Në fushën mjekësore kjo gjendje njihet si xanthelasma. Këto gungëza duken sikur janë të qelbëzuara, por në të vërtetë janë depozita kolesteroli. Ato nuk janë të dëmshme për shëndetin tuja përveç problemit estetik. Gjithsesi ato janë tregues për nivele të larta të LDL ose kolesteroli i keq siç njihet ndryshe. Mund të shkaktohen si pasojë e faktorit gjenetik, problemeve me mëlçinë, diabetit dhe disa gjendjeve të tjera mjekësore. Këto gjendra mund të hiqen përmes metodave kirurgjikale, por mund të trajtohen edhe me metoda shtëpiake. Duan një kohë më të gjatë trajtimi, por kanë rezultate të sigurta. Ja cilat janë disa prej tyre: Hudhra Një nga ilaçet më popullore dhe më efektive kundra depozitave të kolesterolit. Thjesht qëroni dhe prisni përgjysmë një thelb hudhër e me të masazhoni këto gungëza. Do të ndjeni pak djegie, por është normale. Bëjeni për disa ditë rresht. Qepët Ashtu si hudhrat, edhe qepët janë shumë efektive për të larguar këto gungëza. Copëtoni gjysmë qepe dhe nxirrini lëngun me një napë. Hidhini pak kripë lëngut dhe lëreni të qëndrojë disa orë, shkruan living. Më pas aplikojeni te këto gungëza dhe lajeni në mëngjes. Lëkurë bananesh Masazhimi me lëkurë bananeje i gungëzave rreth syve do të ketë rezultate mbreslënëse në pak ditë. Për rezultate më të mira, fiksojini copat lëkurës së bananeve me ankeplast në fytyrë dhe hiqini mëngjesin tjetër. Uthull molle Ashtu siç zgjidh shumë probleme të tjera të bukurisë, uthulla e mollës trajton edhe depozitat e kolesterolit. Zhysni pak pambuk në uthull molle, fiksojeni me një ankeplast në fytyrë dhe shpëljani pas disa orësh. Hani ushqime që ulin kolesterolin Kujdesuni të hani sa më shumë ushqime të pasura me fibra, vitaminë C, antioksidantë dhe ushqime me yndyra të shëndetshme. Ja disa shembuj: Tërshërë Perime me gjethe jeshile Bishtaja Avokado Agrume Peshq me yndyrë si salmoni Vaj uliri Verë e kuqe Çaj jeshil *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 18/03/2024