Zgjedhjet në veri, Rashiq: Serbët e Kosovës po përdoren nga një regjim autokrat NULL NULL 26.04.2023 11:51 26.04.2023 11:51 Foto: Arkiv Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka folur për zgjedhjet e 23 prillit që u mbajtën këtë të diel në komunat veriore të vendit. Ai, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se tani është arritur vetëm një zgjidhje e përkohshme. “E dini se në cilindo sistem nuk preferohet që 2 ose 3 përqind e njerëzve të votojnë në një proces demokratik”. “Është një planifikim, në vazhdimësi po bëhet keqpërdorimi i serbëve në Kosovë nga një regjim autokrat, i cili i përdor serbët si mjet për arritjen e qëllimeve të veta”, ka thënë Nenad./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë