Zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët garojnë të ndarë, me dy lista NULL NULL 17.12.2023 08:05 17.12.2023 08:05 Sot në Serbi do të mbahen dy palë zgjedhjesh të jashtëzakonshme, lokale dhe parlamentare. Të drejtë vote kanë edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës. Por, gara e liderëve politik shqiptarë atje do të jetë e ndarë. Ata do të garojnë me dy lista. “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nga Shqipërim Arifi. Të drejtë vote në Serbi, kanë mbi 6.5 milionë qytetarë. Në Serbi sot mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale