Zgjedhjet në Podujevë: Voton Shpejtim Bulliqi NULL NULL 29.11.2020 11:29 29.11.2020 11:29 Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka hedhur votën e tij. Votimin ai e bëri në fshatin Llugë, ku edhe bëri thirrje për dalje më masive në zgjedhje. ” Ftoj gjithë qytetarët e komunës sonë që të dalin në mënyrë masovike në këto zgjedhje, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre”, tha ai.