Zgjedhjet në Fushë Kosovë, tre persona ndalohen nga Prokurori i Shtetit (VIDEO) NULL NULL 09.11.2025 15:03 09.11.2025 15:03 Laura Pula Gazetari i Klan Kosovës, Liridon Zeqiri ka raportuar ekskluzivisht nga brenda Dhomës Operative të Prokurorit të Shtetit. Prokurorja Laura Pula, ka deklaruar për Zeqirin se puna e stafit të Prokurorit të Shtetit po vijon që nga orët e hershme të mëngjesit të 9 nëntorit. Pula tha se deri më tani, procesi zgjedhor ka kaluar pa incidente të mëdha, transmeton Klankosova.tv. Megjithëse, ajo bëri të ditur që në komunën e Fushë Kosovës janë ndaluar dy persona, të dyshuar për veprën penale ‘marrja apo dhënia e ryshfetit’. Dënimi për këtë vepër penale është nga 1 deri në 5 vjet. Pula po ashtu bëri të ditur se edhe një rast është duke u trajtuar po në Fushë Kosovë, për fotografim të votës, ani pse sipas saj, një rasti i tillë nuk përbën vepër penale. “Por nëse një votë fotografohet për qëllime të tjera, si shkëmbim të parave apo edhe kërcënim e kanosje, ai person ndalohet e po ashtu arrestohet”, u shpreh ajo.