Zgjedhjet në Bjellorusi, Lukashenko në test serioz NULL NULL 09.08.2020 18:02 09.08.2020 18:02 Qytetarët e Bjellorusisë sot i janë drejtuar kutive për të zgjedhur të parin e vendit. Me këtë rast presidenti aktual Aleksander Lukashenko, ndodhet para një testi serioz në këto zgjedhje. Përballë tij do të jenë edhe tre kandidatë të tjerë. Anna Konopataskaya si gruaja e vetme kandidate për presidente, Sergey Cherchen nga Partia Socialdemokrate dhe Andrei Dimitryev, një kundërshtar i ashpër i kreut të shtetit bjellorus, shkruan BBC përcjell Klan Kosova. Gjithë fushata parazgjedhore në Bjellorusi, kaloi në frymën e protestave masive ku dhjetëra dhe mijëra persona protestuan në kryeqytetin Minsk, në protestën që llogaritet si më e madhja në dekadën e fundit,duke kundërshtuar politiken e presidentit Bjellorus. Aleksander Lukashenko, që po kërkon edhe një mandat si president , për herë të parë fitoi zgjedhjet në vitin 1994. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.