Zgjedhjet lokale: Qytetarët mund të ndërrojnë qendrën e votimit nga 28 qershori deri më 29 gusht NULL NULL 16.06.2025 14:21 16.06.2025 14:21 Foto ilustruese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet lokale do të fillojë më 28 qershor 2025 dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025, transmeton Klankosova.tv. Gjatë kësaj periudhe 64 ditore, sipas KQZ-së, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre: -përmes platformës elektronike të KQZ-së, ose -duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e ku është i regjistruar votuesi. “Platforma elektronike për ndërrimin e Qendrës së Votimit do të jetë e qasshme me fillimin e kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Vijnë në pranga, dalin të qetë”, pacientja më e re në Shtime 23 vjeçe e 72 më i vjetri (VIDEO) 13 minuta më parë