Zgjedhjet e reja, Balaj: Do të ketë garë mes opozitës për të bashkëqeverisur me Kurtin (VIDEO) NULL NULL 02.04.2026 21:48 02.04.2026 21:48 Opinionisti Labinot Balaj tha se nëse do të ketë zgjedhje të reja në vend, atëherë projeksionet e tij janë se Albin Kurti do të jetë sërish i pari. Balaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se pas këtij procesi, sipas tij, do të ketë garë mes opozitës për të bashkëqeverisur me Kurtin. “Mendoj që pas këtij procesi ku Kurti nuk e korr rezultatin më optimal, më solid ka me pas njëfarë gare midis partive opozitare se kush, apo cila do t’i bashkohet Kurtit në bashkëqeverisje. Projeksionet e mia janë që Kurti ka me qenë prapë fitues ose i pari pas një procesi të ri elektoral”, tha Balaj./Klankosova.tv