Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhjet e 9 shkurtit, Paçarizi: Nuk mendoj se ka shumë vend për pakënaqësi në LDK (VIDEO)

NULL NULL
19.03.2025 21:31
Rrahman Paçarizi
Rrahman Paçarizi

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka thënë se reforma e brendshme Lidhjen Demokratike të Kosovës e kishte gjetur në një moment jo të favorshëm, duke përmendur bashkëpunimin e këtij subjekti me Lëvizjen Vetëvendosje në vitin 2019.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka pohuar se LDK-ja kishte hyrë në zgjedhjet e 2021-së me diskurs, që sipas tij, ishte i LVV-së.

“Në fakt LDK-në, reforma e ka gjetur në një moment shumë të keq, e ka gjetur në momentin e një qarje shumë të madhe e cila LDK-së i ka ndodhur si pasojë e flirtimit me Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Nëse LDK-ja nuk e kupton këtë, do të mbetet në këto vota nuk do të shkojë tutje. Në momentin që e kupton që qarja i ka ndodhur për shkak të flirtimit me LVV-në, e ka pranuar diskursin e LVV-së, dhe ka hyrë në zgjedhje me atë diskurs që origjinalisht ka qenë i LVV-së, jo i LDK-së. Nuk mendoj se ka me pasë reformë”, ka thënë Paçarizi.

Paçarizi shtoi se në zgjedhjet e 2025-së, LDK-ja pati rritje, dhe se nuk ka vend për pakënaqësi.

“Këto zgjedhje përcillen si pasojë, nëse i shohim këto zgjedhje LDK-ja ka pasë rritje për 50%. Pra, nga 12 ka kaluar në 18%, PDK-ja ka pasë rritje rreth 30%, në raport me përqindjen që kanë dalë në zgjedhje, unë nuk mendoj që ka shumë vend për pakënaqësi në LDK”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.