Zgjedhjet e 12 tetorit, NISMA garon në krejt komunat NULL NULL 26.06.2025 18:49 26.06.2025 18:49 NISMA Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Kandidatët e kësaj partie do të garojnë në krejt komunat e Kosovës. Kështu ka deklaruar kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj. Në mbledhjen e kryesisë u diskutua përgatitja dhe angazhimi i NISMA-s për zgjedhjet, me theks në ofrimin e kandidatëve me integritet, përvojë dhe vizion për ndryshim. Në njoftimin e kësaj partie theksohet se do të ketë një program të besueshëm me zgjidhje konkrete për sfidat lokale dhe qeverisje transparente në shërbim të qytetarëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vazhdon zjarri në ndërtesën në Emshir, flakët nuk po mund të kontrollohen (VIDEO) 35 minuta më parë