Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Qasje destruktive nga opozita – njëjtë si vitin e kaluar NULL NULL 04.03.2026 19:02 04.03.2026 19:02 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar opozitën, e cila sipas saj nuk ka propozuar asnjë emër për president. Në një konferencë për media, ajo e cilësoi të pajustifikueshme mungesën e veprimit nga ana e deputetëve të Parlamentit. “Mungesa e vullnetit në këtë drejtim, shpërfillja e përgjegjësisë që kanë deputetët e Kuvendit, për mua është e pajustifikueshme dhe e paarsyeshme”, deklaroi kryeparlamentarja. Ajo shtoi se qasjet destruktive janë parë edhe vitin e kaluar, por sipas saj, qytetarët kanë dhënë mesazhin e tyre përmes votës. “Situata me qasje destruktive i kemi parë vitin e kaluar, por atyre besoj u ka dhënë mesazh vullneti qytetar, gjegjësisht qytetarët në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, tha Haxhiu para mediave, njofton Klankosova.tv.