Zëvendëspresidenti i Malavit humbi jetën në rrëzimin e avionit së bashku me 9 pasagjerë të tjerë NULL NULL 11.06.2024 13:03 11.06.2024 13:03 Zëvendëspresidenti i Malavisë, Saulos Chilima. Foto: AFP/Getty Images Zëvendëspresidenti i Malavisë, Saulos Chilima, ka vdekur në një aksident avioni së bashku me nëntë pasagjerë të tjerë. Njoftimi u dha të martën nga presidenti i vendit Lazarus Chakwera. Avioni u zhduk pasi nuk u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, rreth 380 km në veri të kryeqytetit Lilongwe. Mbetjet e avionit janë gjetur, tha Chakwera të martën, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Operacioni i kërkim-shpëtimit që kam urdhëruar për të gjetur avionin e zhdukur që mbante zëvendëspresidentin tonë dhe nëntë të tjerë ka përfunduar. Avioni është gjetur. Dhe jam thellësisht i pikëlluar dhe keq t’ju informoj se ka rezultuar të jetë një tragjedi e tmerrshme”, u shpreh presidenti.