Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zëvendësministrja e Shëndetësisë: Kosova është në fillim të valës së re të infektimeve me koronavirus

NULL NULL
04.01.2022 21:46

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, thotë se ardhja e mërgimtarëve nga Gjermania e Zvicra mund të ketë ndikuar në rritjen e rasteve me koronavirus.

Në Kosovë janë regjistruar sot 70 raste më shumë me koronavirus, krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se numrat janë grumbullim i mostrave të tri ditëve paraprake.

Gexha-Bunjaku thotë se Kosova është në fillim të një vale të re infektimi me koronavirus.

“Jemi në fillim të një vale të re infeksionesh me koronavirus. Mirëpo, kjo valë do të varet nga reagimi ynë si institucion, por edhe nga reagimi i qytetarëve, pasi kemi dy vjet që përballemi me pandeminë dhe është mirë t’u shmangemi faktorëve të rrezikut”.

“Rritja e numrit të rasteve të infektimit ka mundur të ndodhë pasi në këtë kohë kemi pasur një shtim të popullsisë në Kosovë gjatë dy javëve të fundit. Kanë ardhur mërgimtarë nga vende që kanë një situatë tejet të rënduar me pandemi, siç janë Zvicra dhe Gjermania”, shkruan Telegrafi, përcjell Klankosova.tv.

E dyta e Shëndetësisë në Kosovë ka shtuar se së shpejti do të diskutohet nevoja ose jo e shtimit të masave anti-COVID në vend.

“Ne tashmë kemi caktuar takim me Komisionin Këshillëdhënës, që i raporton ministrit të Shëndetësisë, dhe më pas do të jetë takimi me komitetin që jep rekomandime për vlerësimin e situatës me pandeminë në vend dhe më pas sigurisht se do të merren masat e nevojshme”.

Edhe ekspertët tjerë kanë paralajmëruar rritje të rasteve me koronavirus në vend, pas shtimit të madh të rasteve të infektimit në rajon e botë me variantin Omicron.

Vetëm sot Maqedonia e Veriut ka pasur 15 vdekje e mbi një mijë raste me koronavirus, derisa në Mal të Zi sot janë regjistruar rreth 2,600 raste të reja me koronavirus.

lajme të ngjashme