Zëvendësministri Murtezaj, pjesë e Strategjisë 2020 për Evropën Juglindore NULL NULL 30.05.2016 17:45 30.05.2016 17:45 Në kuadër të takimeve përmbyllëse të Presidencës Bullgare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, e cila do të përfundoj me samitin e Krerëve të shteteve anëtare, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj, si udhëheqës i delegacionit të Kosovës po merr pjesë në takimin e bordit udhëheqës të strategjisë 2020 për Evropën juglindore në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Murtezaj në fjalimin e tij ka theksuar të arriturat e vendit tonë në implementimin e strategjisë 2020 si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve serioze për nxitjen e zhvillimit social dhe ekonomik në Evropën Juglindore, transmeton Klan Kosova. Ai në referencë të kërkesave të strategjisë 2020, ka elaboruar gjithashtu për shtyllat e rritjes si: rritja e qëndrueshme dhe e integruar si dhe qeverisja për rritje dhe progresin që vendi ynë ka bërë deri tani. Në takimin e bordit udhëheqës të strategjisë 2020 po marrin pjesë zyrtarë të lartë nga vendet e Evropës Juglindore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 9 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 15 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 17 orë më parë