Zëvendësministri i Drejtësisë, të enjten, do t’i vizitojë të burgosurit e rastit “Kumanova” NULL NULL 08.12.2021 00:18 08.12.2021 00:18 Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se të enjten do t’i vizitojë të burgosurit e rastit “Kumanova”. Sallahu tha se pas një komunikimi me Ministrinë e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme e Kosovës ka arritur të sigurojë leje për t’i vizituar të burgosurit e rastit “Kumanova”. “Duke marrë parasysh Ligjin për Shtetësi, ku theksohet qartë se shtetasi ka lidhje të ngushtë me shtetin dhe mbi bazën e kësaj krijohen obligime. Në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë atje, unë të enjten do t’i vizitoj të burgosurit. Do t’i vizitojmë ata dhe t’i shohim kushtet, pastaj do të marrim masa, duke dërguar letra në drejtim të qeverisë atje, që të krijohen kushte më të mira sepse për neve janë çlirimtarë”. “Unë pajtohem plotësisht që ky rast duhet të zbardhet, duke filluar me pyetjen si kanë shkuar ata djem atje. Pra, pse ka ndodhur ky rast? Kush e ka organizuar?”, ka deklaruar Sallahu në T7. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë