Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zeta-Jones e lumtur me nominimin e Douglas në Emmy: “Urime zemër, të dua” (FOTO)

NULL NULL
13.07.2021 22:29

Aktorja Catherine Zeta-Jones i është gëzuar suksesit të bashkëshortit, po ashtu aktor, Michael Douglas.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo postoi një fotografi të tij bardhë e zi nga koha kur ishte më i ri, dhe shkroi:

“I nominuari nga Emmy!!!!!! Më pëlqen kjo foto e Michael dhe po e postoj për të thënë… Urime Zemër për nominimin tënd në Emmy për performancën në The Kominsky Method!! Të dua”.

Ky postim i saj mori mbi 40 mijë pëlqime nga ndjekësit e saj.

Douglas është nominuar në kategorinë “Aktori kryesor më i mirë në një serial komedi”, ndërsa së bashku me të në garë janë edhe Anthony Anderson (Black-ish), William H. Macy (Shameless), Jason Sudeikis (Ted Lasso) dhe Kenan Thompson (Kenan).

lajme të ngjashme