Zero Pozitive sjellë Real Madridin në Kosovë NULL NULL 29.06.2021 18:39 29.06.2021 18:39 Drejtori ekzekutiv i Zero Pozitive, agjencisë së fushës së marketingut dhe komunikimit, Genc Meraku, ka arritur që të sigurojë për herë të parë në Kosovë, organizimin e kampit të stërvitjes nga Akademia e ekipit të famshëm mbretëror, Real Madrid FC. Ky organizim vie në bashkëpunimin me Robin Krasniqin nga STE, përcjell klankosova.tv. Tani që kompania Zero Pozitive është në proces të organizimit të kampit të parë trajnues për të rinjtë, në të cilin do të marrin pjesë dy trajnerë nga Akademia e Real Madridit, bëhet e ditur se kjo kompani ka plane për të vazhduar me këtë lloj të organizimit duke zgjeruar gamën gjeografike të pjesëmarrjes së akademive të ndryshme të futbollit evropian. Procesi i këtij organizimi ka marrë lëvdata nga të gjitha grupet e interesit që merren me fushën e sportit të futbollit, dhe veçanërisht nga klubi mbretëror i Real Madridit të cilët, me anë të një deklarate për shtyp të publikuar në webfaqen zyrtare të klubit, i kanë shprehur vlerësimet më të larta për këtë aktivitet duke shprehur vullnetin që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sipas Zero Pozitive, qëllimi i tyre, ndër të tjera, është që të bëhen adresa kryesore për promovimin e talentëve kosovarë të futbollit dhe sporteve të tjera në Evropë dhe më gjerë.