Zëri i gazetarëve: Protestë në mbrojtje të fjalës së lirë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 30.07.2023 20:13 nga Flamur Gajtani 30.07.2023 20:13 Në sheshin që bart emrin e atij që mbrojti atdheun, do të protestohet për ta mbrojtur fjalën e lirë. Asociacioni i Gazetarëve, të hënën në mesditë do të mblidhet në “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, për të shprehur revoltën ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit për Klan Kosova. Nisma që po përkrahet nga mediat e shoqëria civile, po shihet me nevojë pas veprimeve alarmuese që mori Ministria e Tregtisë e Qeveria e Kosovës. AGK-ja fton të gjithë punonjësit medial t’i bashkohen organizimit “Demokracia vdes në errësirë”, duke marshuar deri tek ndërtesa e ekzekutivit nga ora 12 të së hënës. Protesta si revoltë, po shihet edhe nga gazetarët tjerë që thonë se ky veprim jodemokratik i ekzekutivit duhet ndalur me patjetër. Mendësia që t’ua vë drynin pushtetit të katërt në demokraci, edhe Klan Kosova konsideron se nuk i bënë nder asnjë shoqërie. Shto këtu faktin se biznesi Klan Kosova respektoi afatet e parapara e në kohë rekorde dorëzoi dokumentacionin e përmirësuar, gjë që nuk u mor parasysh nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve.