Zeqiri thotë se për asociacionin në rastin e Kosovës, vështirë të gjendet praktikë evropiane (VIDEO) NULL NULL 03.05.2023 22:10 03.05.2023 22:10 Opinionisti Adrian Zeqiri, ka thënë sonte se nuk është e lehtë të gjendet një model evropian për mënyrën siç kërkohet themelimi i asociacionit për rastin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin, sqaroi se modele ka të mjaftueshme, megjithatë jo për mënyrën gjithëpërfshirëse, siç orientojnë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, transmeton klankosova.tv. ”Mbrëmë u bë e qartë se zgjedhja për çështje të statutit do të bazohet në praktikat evropiane, të bashkëpunimit ndërkomunal, edhe pse është vështirë të gjenden praktika evropiane të një modeli siç po kërkohet të themelohet në Kosovë”. Rubikon me Adriatik Kelmendi: Nuk ka praktika evropiane? ”Jo, ka praktika evropiane për çështje të caktuara”. ”Për çështje të arsimit, është praktika gjermano-daneze, ku është një ”Asociacion” nëse mund të quhet i tillë, ku qeveria daneze, e mbështet atë asociacion, e ai asociacion i mbështetë shkollat publike gjermane në gjuhën daneze, e ku bashkfinancojnë me qeverinë gjermane. Mirëpo kjo është për një çështje të caktuar siç është arsimi”. ”Për një bashkëpunim gjithëpërfshirës që kërkohet asociacioni, së paku sipas marrëveshjeve të para 2013/2015 është vështirë të gjendet një praktikë evropiane”.