Zeqiri: Me aplikimin e Kosovës në KiE është llogaritur që të jenë votat pro (VIDEO) NULL NULL 12.04.2024 18:51 12.04.2024 18:51 Adrian Zeqiri, drejtor ekzekutiv i ECMI-së Adrian Zeqiri, drejtor ekzekutiv i Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve, pret që epilogu i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të jetë pranimi. Ai në Info Magazine të Klan Kosova është shprehur se fushata e Serbisë nuk do të ketë ndikim në rezultat. “Kur Kosova është lejuar të aplikojë, kjo do të thotë se është vendosur nga shtetet evropiane, është llogaritur që Kosova t’i ketë votat pro”, ka deklaruar Zeqiri. “Serbia do të protestojë por nuk do të ketë ndryshim në votimin e shteteve anëtare. Indikacionet janë se është llogaritur për pranimin e Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025