Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zeqiri: Liverpooli ishte shumë më i mirë se Milano, lë për të dëshiruar në mbrojtje

NULL NULL
15.09.2021 23:36

Analisti Arben Zeqiri, në “Champions League Show” tha se Liverpooli ishte shumë më i mirë se Milano, duke thënë se gabimet që i bëri në mbrojtje ishin si rezultat i koncentrimit në sulm.

“Në përgjithësi ishte një Liverpool që e dominoi ndeshjen dhe Milano nuk arriti që t’i përballojë këtij dominimi”.

“Në tri vitet e fundit, Liverpooli luan njëjtë si në Premier League edhe në Champions League, nuk mundohet të kalkulojë por vetëm të sulmojë”, tha Zeqiri, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se Liverpooli është një ekip që lë për të dëshiruar në fazën e mbrojtjes, por sipas tij ky ekip do të ketë një sezon shumë më të mirë se ai i kaluari.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.