Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zeqiri: Kritika e ShBA-së për Kosovën në KS të OKB-së, jashtëzakonisht e madhe (VIDEO)

NULL NULL
09.02.2024 18:28
Adrian Zeqiri nga Qendra Evropiane për Çështjet e Minoriteteve
Adrian Zeqiri nga Qendra Evropiane për Çështjet e Minoriteteve

Adrian Zeqiri nga Qendra Evropiane për Çështjet e Minoriteteve ka thënë se kritika që përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i bëri Kosovës, në gjuhën diplomatike është jashtëzakonisht e madhe.

I ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka shtuar se thirrja për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për të adresuar një çështje siç është rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës është e panevojshme.

Sipas tij, kjo çështje ka mundur të adresohet në mënyrë tjetër në mënyrë me aleatët ndërkombëtarë.

“Të kemi parasysh, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e kritikoi Qeverinë e Kosovës që nuk është koordinuar me aleatët. Kjo në gjuhën diplomatike i bie një kritikë jashtëzakonisht e madhe”, është shprehur Adrian Zeqiri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.