Zeneli: Gazetarët e Klan Kosovës të parët në secilin vend NULL NULL 15.05.2024 23:32 15.05.2024 23:32 Profesori i gazetarisë, Alban Zeneli, e ka quajtur satisfaksion moral për punën e gazetarëve të Klan Kosovës renditja e këtij mediumi si televizioni më i besueshëm sipas sondazhit të Instituti Amerikan Republikan. Ai e veçoi redaksinë e lajmeve, pasi tha se aty krijohet besimi i qytetarëve në raport me informatën që e marrin. “Mendoj që është një satisfaksion moral i punës që bën redaksia juaj e lajmeve, por këtë rast, duhet me e gjetë rasti edhe me i falënderu të njëjtën kohë si publik në kuptimin e angazhimit që e bëjnë”, ka thënë Zeneli në Edicionin Special të Klan Kosovës. “Nëse e shohim skemën mediale në Kosovë, e shohim shpërndarjen e informacioneve në Kosovë, dhe shpërndarjen e gazetarëve nëpër terren ,shohim që Klan Kosova në shumicën e rasteve është nëpër njësi të ndryshme komunale, fshatra e qytete, të cilat ndoshta e rrisin numrin e qytetarëve që u besojnë lajmeve të Klan Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025