Zeneli: Do të rikthehem pas dy muajve NULL NULL 17.11.2019 17:50 17.11.2019 17:50 Ylli kosovar Arbër Zeneli ka zbuluar kohën se kur do të jetë gati për t’u kthyer sërish në fushë. Futbollisti i Reims pësoi lëndim të rëndë kundër Malit të Zi në qershor dhe që nga atëherë nuk ka luajtur asnjë minutë. Zeneli, i pranishëm në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen ndaj Anglisë, në një intervistë për SuperSport ka thënë se do të kthehet pas dy muajve, shkruan RTK përcjellë Klan Kosova. “Nuk e di. Ekipi më ka thënë që do të jem plotësisht i gatshëm pas dy muajve”, tha shkurt ai. Arbër Zeneli dhe bashkëlojtari i tij te “Dardanët” Hekuran Kryeziu do të japin mbështetjen e tyre për Kosovën nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.