Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zendeli, piloti i parë shqiptar që fiton një garë në Formula 3

NULL NULL
29.08.2020 13:02

Piloti, Lirim Zendeli, është bërë shqiptari i parë që ka fituar një garë në Formula 3.

Këtë djaloshi me prejardhje nga Shkupi e ka arritur në garën e sotme të mbajtur në Belgjikë, njofton Klan Kosova.

Në shtegun super të shpejt, ai u nis i pari pasi një ditë më parë kishte fituar ‘pole-position’, ku për asnjë moment nuk arriti të tejkalohet nga askush.

Kjo është fitorja e parë për 20 vjeçarin, kurse Belgjika ishte gara e shtatë sivjet në këtë kategori, e cila ishte e transmetuar direkt në platformën Artmotion.

/klankosova.tv/

lajme të ngjashme